Bashkia Delvinë, letër KQZ: Lironi ambientet. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

614
Sigal

Kreu i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, ka kërkuar sot nga KQZ, Ministria e Brendshme që të marrin masa për zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kërkesa drejtuar KQZ kërkon heqjen e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve nga ambientet publike. Gjithashtu kërkohet edhe heqja e listës së zgjedhësve, e cila është afishuar në zonat kryesore të Bashkisë.