Bashkia Berat/ Konsensusi për buxhetin, dhurata më e bukur për festat e fundvitit

166
Pas dy viteve ( 2016-2017) të zbatimit të reformës territoriale – administrative, duke iu referuar statistikave të planifikimit, realizimit dhe përdorimit në mënyrë të dobishme të burimeve financiare, Bashkia e Beratit ndihet më e konsoliduar potencialisht dhe ekonomikisht.

Ky është viti i parë i zbatimit të ligjit “Për financat e vetëqeverijses vendore”, gjatë të cilit janë hedhur bazat e shëndosha të mirëmenaxhimit të financave vendore. 

Mbështetur në mundësitë potenciale, eksperiencën e fituar, aftësitë e burimeve të saj njerëzore, specialistët e Bashkisë së Beratit përgatitën një Plan-Buxhet mjaft ambicioz për vitin e ardhshëm 2018 dhe PBA e 2018-2020, i cili, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, gjeti një konsensus të plotë nga të gjithë Këshilltarët Bashkiak të pranishëm ( 28 vota pro), të cilët mbi interesat politike, vunë interesat e gjithë komunitetit të Bashkisë së Beratit. Kjo është hera e parë që një Plan – Buxhet kalon në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke u bërë shembulli më pozitiv, sesi interesi i një komuniteti prevalon mbi interesat partiakë.

Kjo për Bashkinë e Beratit ishte dhurata më e bukur për festat e fundvitit.