Sigal

Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka dhënë dorëheqje nga posti që ajo mbante në “ABI Bank”.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Altin Goxhaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet, se dorëheqja e Linda Ramës, ka ardhur pas denoncimeve se oligarkët në rusi po blenin prona në Shqipëri me ABI Bank. Po ashtu dorëheqja e saj është pasqyruar edhe në QKR.

“LINDA RAMA JEP DORËHEQJE NGA ABI BANK 48 orë pasi nxorrëm dokumentat se oligarkët në rusi po blenin prona në Shqipëri me ABI Bank në pronësi të një kompanie të themeluar në Rusi në 1991 sapo ra Bashkimi Sovjetik me 100% aksione të oligarkëve në Rusi!!!

Në 7 Janar 2019 denoncuam që 100% të aksioneve të ABI Bank ku Linda Rama ishte Anëtare e Bordit Mbikqyrës, i kishte:
“NJË KOMPANI E THEMELUAR NË RUSI NË 1991 NCH Capital Inc. e cila përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta që bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes! Dhe Shqipëria rreshtohet e para për troje dhe sipërfaqe të ndërtuara që ka blerë dhe blen kompania Ruse!!!”

Ndaj dhe kërkuam që e vetmja rrugë për të ndaluar këtë influencë ruse ishte denoncimi në SHBA!
Brenda 48 orësh Linda Rama dhe Richard Luka japin dorëheqje të parevokueshme nga Bordi Mbikqyrës paçka se gjoja tekstin e dorëheqjes e paskërkeshin bërë më parë ndërkohë që ndryshimet në QKB duhet të paraqiten menjëherë dhe dt e dorëheqjes sipas ligjit rezulton ajo që reflektohet në QKB siç del në foton më poshtë!”, – shkruan Goxhaj.

Linda Rama ishte anëtare e Bordit Mbikëqyrës të “ABI Bank”, ndërsa mësohet se ka dhënë dorëheqje më datë 9 janar.

Postimi i plotë: