Bashkëshorti i dënuar për dhunë, shtyn gruan drejt vetëvrasjes, presion psikologjik nga qelia e burgut

591
Kishte vetëm pak kohë që ishte dënuar me burg për dhunë në familje, por ai vazhdonte me presione dhe kërcënime edhe nga qelia, duke e shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes.
Sigal

Policia e Tiranës ka referuar sërish materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj shtetasit Dëfrim P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas bluve, në muajin Tetor të vitit 2016, ai ishte dënuar me dy vjet burgim për “Dhunë në familje”.

“Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 12.10.2016, ka revokuar vendimin e datës 14.07.2014 dhe ka dënuar me dy vjet burg, për veprën penale “Dhunë në familje”, thekson Policia.

Por nga ambientet e burgut, ai vazhdon të ushtroj dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

36-vjeçari aktualisht vuan dënimin në IEVP Vaqarr, Tiranë.

Por më datë 05.12.2016, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetësja O. P., 31 vjeçe, e cila njfton se në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vet-helmimit me medikamente gjumi. O. P., ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në S.Q.U.T. dhe ndodhet jashte rrezikut për jetën.