“Bashkëpunimi në auditime, një zhvillim i ri për Institucionet Supreme të Auditimit”

281
Në vitet e fundit, bashkëpunimi midis Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) është zgjeruar

në mënyrë të konsiderueshme. Shtysë e këtij zhvillim kanë qenë kryesisht veprimtaritë e 

Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI): kongreset, komiteteve e përhershme, grupeve e punës, takimet, seminaret etj. Në shumë raste, bashkëpunimi ka qenë gjithashtu rezultat i nismave bilaterale dhe rajonale përmes të cilave Institucionet Supreme të Auditimit vënë në praktikë moton e INTOSAI-t: “Përvoja e ndërsjellë, përfitojnë të gjithë”.

Kështu KLSh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 14 SAI (Institucionet Supreme të Auditimit të: Sllovenisë, Austrisë, Turqisë, Polonisë, Kroacisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Kuvajtit, Qipros, Malit të Zi dhe Bullgarisë) ku përveç të tjerave është parashikuar edhe bashkëpunimi në veprimtarinë audituese.

Deklarata e Limës, si dokumenti bazë i Institucioneve Supreme të Auditimit, përcakton se, shkëmbimi i informacionit dhe përvojave është një mjet efektiv më ndihmë Institucioneve Supreme të Auditimit për kryerjen e detyrat të tyre (neni 15). Në të njëjtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar i institucioneve të auditimit kontribuon në trajnimin e audituesve, proces që gjithnjë e më shumë u jep atyre mundësinë për t’u njohur me metodat e reja të punës si dhe ofron mundësinë për të emërtuar qartë në gjuhën amtare, termat teknike të punës audituese. Sot, arsyeja kryesore e ndërmarrjes së auditimeve të përbashkëta është nevoja për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave ndërkombëtare si p.sh. çështjet mjedisore, prokurimet publike, mbledhja e taksave dhe lufta kundër pastrimit të parave e krimit ndërkombëtar, burimeve natyrore, në fushën e sigurisë, infrastrukturës, procedurave doganore, shëndetit dhe arsimit, turizmi, etj. Për shumë SAI, motivi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për probleme të natyrës ndërkombëtare janë faktori vendimtar për të bashkëpunuar në fushën e auditimit. Duke pasur parasysh nevojën e ushtrimit të auditimeve në korniza të ndryshme ligjore dhe ekonomike të secilit vend, është e mundur të përdoret përvoja e fituar nga të tjerët si bazë për nxjerrjen e konkluzioneve për përmirësimet e mundshme në vendin përkatës dhe ndërmarrjen e masave më të mira për ushtrimin e funksioneve të veta të auditimit (ISSAI 5800 – “Udhëzues mbi auditimet në bashkëpunim”, botim i INTOSAI-t). 

Auditimet në bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë institucioneve supreme të auditimi praktikisht ndahen në tre lloje: 

1. Auditime paralele:
Auditimi kryhet pak a shumë në të njëjtën kohë nga dy ose më shumë institucione auditimi, por me një grup të veçantë auditimi nga secili institucion, zakonisht duke i raportuar vetëm menaxhimit të institucionit përkatës dhe vetëm për çështje brenda mandatit të vet.

2. Auditime të koordinuara: 
Një auditim i koordinuar është ose një auditim i përbashkët me raporte të veçanta të auditimit të SAI-ve ose një auditim paralel me një raport të vetëm të auditimit si shtesë, në raportet e veçanta kombëtare.

3. Auditime të përbashkëta:
Auditimi kryhet nga një ekip auditimi i përbërë nga auditues nga dy ose më shumë organe të pavarur të auditimit, të cilët zakonisht përgatisin një raport të vetëm të përbashkët të auditimit për t’u prezantuar në organet menaxhuese të secilit institucion, ndërsa vendimet kryesore janë të përbashkëta.
Bashkëpunimi edhe në fushën e auditimit parashikohet në nenin 8 të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, në të cilin thuhet:

“1. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së tij, bashkëpunon me institucione të tjera të larta të auditimit apo me organizata profesionale, vendase apo ndërkombëtare. 

2. Bashkëpunimi nënkupton anëtarësimin, pjesëmarrjen në formë të përshtatshme për auditimin, shkëmbimin e eksperiencave dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta, ku në çdo rast Kontrolli i Lartë i Shtetit përfaqëson dhe mbron interesat e Republikës së Shqipërisë” (Bashkëpunimi).

Nisur nga rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet SAI-ve në fushën e auditimit, Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) organizoi së bashku me Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke në datat 14-15 nëntor 2017, Seminarin me temë: “Shkëmbimi i përvojave në ushtrimin e auditimeve në bashkëpunim”, ku merrnin pjesë përfaqësuesit nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Evropës (ku mori pjesë edhe një grup prej 3 vetash nga KLSH, përfaqësuar nga z. Sali Agaj, znj. Redina Karapici dhe znj. Angjela Nesturi si dhe përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) dhe Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI).Gjatë punimeve u paraqitën 16 prezantime nga eksperienca në auditimet e përbashkëta të SAI-ve pjesëmarrëse, një ndër të cilët ishte edhe prezantimi i KLSh-së, që u mbajt në seancën e parë të punimeve. Në këtë Seminar KLSh paraqiti shkurtimisht rezultatet në rritje të punës audituese për t’u fokusuar më tej mbi përvojën dhe përfitimet që KLSH ka pasur gjatë auditimeve të përbashkëta, të cilat kanë qenë kryesisht auditime të performancës në çështje studimore me rëndësi kombëtare, rajonale e më gjerë si: “Burimet Alternative të Energjisë”, “Performanca e Prokurimeve Publike”, “Unifikimi i pikave doganore të Shqipërisë me Kosovën”, “Cilësia e Ajrit”, “Mbrojtja e zonave detare dhe bregdetare”, etj. të zhvilluara në bashkëpunim me SAI-t e Suedisë, Holandës, Turqisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Polonisë, Qipros, Portugalisë dhe Maltës. 
Sali AGAJ