Bashkëpunëtor me kultivuesit e kanabisit, arrestohet punonjësi i FNSH-së

553
Një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHCBA), pasi dyshohet si i përfshirë në dy vepra penale, konkretisht në përkrahje të kultivuesve të kanabisit në Dukagjin.
SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës Shkodër për arrestimin e shtetasit Ardjan Loci, 45 vjeç, me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.
Vendimi i gjykatës u mor në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Shkodër e cila në bashkëpunim me SHÇBA kishte nisur një hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në të cilën dyshohet si i përfshirë edhe Ardjan Loci.
Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
Sigal