Basha: Suzanna Shkreli, e para shqiptaro-amerikane e nominuar për në Kongresin e SHBA

508
Sigal

Kryetari i Partisë
Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në
SHBA të votojnë Suzanna Shkrelin, si të paren shqiptaro-amerikane që është
dominuar për në Kongresin Amerikan.

Basha i ka uruar suksese
Shkrelit dhe thotë se prania e saj në Kongresin amerikan është krenari për çdo
shqiptarë kudo që jeton.

Statusi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Të dashur miq!
Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të
madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata
kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin
mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme
elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.
Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin
zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është
nominuar për Congressëoman në SHBA.
Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët.
I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve
por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në
Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga
zona të tjera.
Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo
shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo
sukses!