Basha ngushëllon të afërmit e majorit të vrarë në detyrë

589
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngushëlluar familjen e majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar në Letoni.

Basha zhvilloi një vizitë në familjen Tanushi bashkë me ish-deputetin e Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Basha vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra për humbjen e madhe.

Major Klodian Tanushi, komandant i kontingjentit ushtarak në Letoni mbeti i plagosur pas shpërthimit më 6 maj dhe mbrëmjen e kaluar humbi betejën, duke u ndarë nga jeta dhe duke i shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm familjes por edhe vendit, i cili humbi dy pjesëtarë të FA-ve në pak ditë.