Basha në Lushnje: 150 familje të përmbytura, asnjë masë për mbylljen e çarjes së argjinaturës

598
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka inspektuar nga afër sot situatën e shkaktuara nga përmbytjet në Çermë të Lushnjës. Kryeopozitari pohoi se deri më tani nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e çarjes së argjinaturës.
Mëngjesin e sotëm, Lumi Shkumbin çau argjinaturën, duke përmbytur kështu dhjetra hektarë tokë si dhe shumë banesa. “Në Çermë ku Shkumbini ka çarë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur 3 orët e fundit. Dhjetera metra kub ujë për sekondë vërshojnë përmes çarjes duke zgjeruar njollën e përmbytjes. Asnjë masë deri tani për mbylljen e çarjes.”, pohoi Basha.

Ndër të tjera ai theksoi se gjendja vazhdon të përkeqësohet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. “Në Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1.5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet.”, tha Basha. Ditën e sotme, kryetari i PD-së, Basha vizitoi familjet e prekura nga përmbytjet në Sukth, zonë në të cilën janë shkaktuar dëme të mëdha.
Sigal