Basha në Kukës, vizitë ngushëllimi në familjen Haziraj: Tragjedi kombëtare

540
KUKËS – Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Ela Hazirajt, 23-vjecares nga Kukësi që humbi jetën në Gjermani pasi u shtyp nga treni.
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij e cilësoi këtë ngjarje si drame dhe tragjedi kombëtare.
“Shkaktarët heshtin përballë kësaj tragjedie. Ne duhet të mbështesim familjen Haziraj dhe të gjitha familjet që janë prekur nga emigracioni për çështje ekonomike. Apeli im është që të meren masa për zgjidhjen e problemit. Kancelaritë ngrenë zërin, ndërsa qeveria hesht” – u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.
Ela Haziraj ndërroi jetë pasi u shtyp nga treni në Gjermani. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi të resë dhe të fejuarit të saj i ishte refuzuar azili në shtetin gjerman. 
Sigal