Basha i përgjigjet Ramës dhe Metës: Ulemi në tryezë për qeverinë e re!

485
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë nga mbledhja me aleatët e tij, me disa propozime për tryezën që iu propozua nga Rama dhe Meta. Në deklaratën për mediat, Basha shprehet i gatshëm për dialog dhe nuk tërhiqet nga qëllimi i opozitës për një qeveri me mbështetje të gjerë politike që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”, thuhet ne deklaraten e PD.
Sigal