Bari brenda Ministrisë së Zhvillimit Urban pa kasë, tatimet e mbyllin

512
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit ka mbërritur edhe brenda institucioneve shetërore. Burime për mediat bëjnë me dije se Drejtoria e Tatimeve ka kapur në flagrancë një biznes bar kafe e cila ushtronte aktivitetin e saj pa leje dhe kasë fiskale, në ambientet e brendeshme të Ministrisë së Zhvillimit Urban. 
Sipas të njëjtave burimeve mësohet se disa javë më parë ky aktivitet ushtrohej në një ambient tjetër, jashtë Ministrisë së Zhvillimit Urban. Por ai u prish nga IKMT pasi ishte nje ndërtim pa leje dhe me pas ai u strehua në ambientet e brendeshme të ministrisë.
Të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e kësaj ministrie kanë konsumuar kafetë në këtë bar pa marrë asnjëherë kuponin tatimor. 
Kjo shkelje e rëndë e ligjit nuk i ka shqetësuar këta drejtues duke mos e denoncuar këtë rast. Ishin inspesktorët e Drejtorisë së Tatimeve ata që zbuluan shkeljen dhe mbyllën aktivitetin duke sekustruar gjithçka. 
Sigal