Bardhyl Gjyzeli:Si u shkatërruan 12 ndërmarrjet industriale që ndotnin Kuçovën

493
Sigal

Flet kryebashkiaku Bardhyl Gjyzeli: “Vitet s’mund t’i kthejmë pas, por po mundohemi të rikthejmë gjelbërimin e dikurshëm”

Kuçova e njohur me emrin ‘qyteti i naftëtarëve’, një emër të cilin e fitoi nga zhvillimi i industrisë së naftës dhe ajo mekanike, ku ishin të punësuar një numër i madh punëtorësh dhe specialistësh. Nga përpunimi i naftës nga ndërmarrjet e naftës kishte ndotje të ajrit dhe për të reduktuar ndotjen, sepse shkaktonte edhe sëmundje u morën masa që të mbilleshin pemë. Qeveria e asaj kohe për të shmangur ndotjen e pyllëzoi qytetin aq shumë sa sot qyteti nuk duket më nga pemët e rritura. Me urdhër të ish-Këshillit të Ministrave të asaj kohe u morën masa që qyteti i naftëtarëve të pyllëzohet në të gjitha sipërfaqet e tij. Ish-drejtuesi Hekuran Rroko shprehet për “Telegraf” se, në vitet e komunizmit, në këtë qytet funksiononin 12 ndërmarrje industriale, të përpunimit të naftës, ku uzina e përpunimit ishte më e madhja në shkallë vendi, ku nga përpunimi naftës, nxirreshin 10 nënprodukte e saj, ku më i rrezikshmi ka qenë përpunim i koksit, i cili shkaktonte ndotja të lartë dhe dëmtonte shëndetin e banorëve. Edhe pse qeveria e asaj kohe kishte marrë masa për zbutjen e ndotjes ajo vepronte në qytet. Uzina Mekanike e Naftës dhe shumë puse që kryenin funksionet e tyre për nxjerrjen e naftës, gjatë punës nxirrnin në hapësirë gazin, i cili më pas shkaktonte problem në jetën e banorëve. Për të gjitha këto rreziqe Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me ish-Komitetin Ekzekutiv të këtij qyteti, morën masa të shpejta për pyllëzimin e qytetit me 50 mijë banor. Të gjitha pemët u mbollën me aksione nga vetë banorët dhe punonjësit e ish-ndërmarrjeve të qytetit. Është për t’u theksuar se në qytet dominojnë palmat gjigande, pishat, bliri etj.. Sipas kryetari të Bashkisë së Kuçovës, Bardhyl Gjyzeli, bëhet e ditur se disa ditë më parë bashki ka mbjellë 100 rrënjë pisha dhe pemë të tjera, në lagjet e qytetit. Sipas Gjyzelit, mësohet se qyteti tashmë pas shumë vitesh është në guaskën e gjelbërimit gjigandë. “Ne vitet nuk mund t’i kthejmë pas e të ndërtojmë sërish industrinë e naftës, por ne me aq sa kemi mundësi mund të kthejmë gjelbërimin e dikurshëm që ka pasur Kuçova, një gjelbërim, i cili ishte i domosdoshëm për të reduktuar shkallën e ndotjes. Kështu në bulevardin e qytetit ne kemi mbjell 200 pishat gjigande”.