Bardhyl Berberi/ Shampanja lumë, prej 2 vjetësh trageti nuk duket në horizont

626
Para dy vjetësh në fund të qershorit 2014 më së fundi erdhoi trageti nga Ohri në Pogradec. U derdh shampanja lumë, u pre shiriti dhe drekë me dy ministritë përkatëse. Por trageti erdhi nja dy herë nga Ohri në Pogradec dhe nuk u duk më. Gjithçka ngeli ashtu sikurse ishte ëndërruar prej 7 vjet më parë. Rreth këtij projekti që mbeti vetëm me një ceremoni zyrtare dhe vetëm kaq. Këshillitari i bashkisë së Ohrit, Vllado Cinkovski ka thënë për gazetën “Telegraf” se kjo marrëveshje ishte serioze, pasi kishte leverdi të madhe për të dyja vëndet tona. Ishin të gjitha mundësitë, ka theksuar ai, që të dyja vendet tona të lidhen edhe me linjën ujore,. nëpërmjet liqenit, e cila do të sillte padyshim një shkëmbim të madh në radhë të parë turistësh, por pse jo dhe shkëmbime bujqësore e blegtorale nga Ohri –në Pogradec dhe është i domosdoshëm sidomos për shqiptarët, shtoj Cinkovski. Trageti është një mundësi më tepër për shtimin e vizitave të ndërsjellta nga të dyja anët e liqenit edhe nga popullsia e dy vendeve tona. Në Ohër çdo verë vijnë pushojnë në çdo 15 ditësh rreth 80 mijë turistë të huaj. Pa dyshim i gjithë ky fluks turistash që vijnë deri në manastirin e Shën Naumit, nëpërmjet tragetit, do të jenë vizitorë edhe në brigjet e Pogradecit, çka do të sjellë rritjen e fluksit turistik. Por edhe pushuesit dhe turistët e shumtë që pushojnë në Pogradec do ta kenë një variacion më tepër për vakancën e tyre: udhëtimin me target në qytetin e Ohrit. Edhe pala shqiptare mori masa, përveç krijimit të sportelit të doganës që i ka ngelur të krijojë vendin e ankorimit të tragetit! 
Sfida e tre kryebashkiakëve
Madje para tre vjetësh ish kryeterët e bashkive rreth e rrotull liqenit të Ohrit: Artan Shkembi i Pogradecit, Ramiz Merko i Strugës dhe Aleksander Petrevski i Ohrit, të lodhur nga kjo zvarritje, morën një vendim që të tre kryebashkiakët me administratën e tyre dhe me gazetarë rajonalë nga anët e kufirit t`i bëjnë një sfidë qeversisë maqedonase duke hipur tragetit në Ohër dhe ai të mbërrijë në Pogradec duke e shkelur kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata deklaruan në një konferencë për shtyp se dhe peshqit janë të lirë dhe kalojnë nga njëra anë e liqenit në tjetrën pakufij midis popujve paska kufij ujorë. Ne kemi marrë një vendim me sëbashku me dy kryetarët respektivë të Ohrit dhe të Strugës dhe do t`i bëjmë pas pak ditësh një sfidë kësaj zvarritje të pafund burokrtaike të dy qeverive që verën e këtij viti trageti të funksionojë patjetër. Por edhe pushtetarët lokalë të dy vendeve këtë sfidë nuk e realizuan. 


Por as kalimi i paligjshëm i tre kryetareve që do të shkelnin ujrat territoriale me target, para tre vjetësh nuk nuk u realizua dhe ngelet si ëndrra e një nate vere dhe si një presion ndaj dy qeverive respektive. Dhe ja papritur, dy vjet para u vendosën tek moli flamuj të dy shteteve dhe vijnë në Pogradec ministri Haxhinasto i Transportit si dhe ajo e Turizmit Eglantina Gjermeni dhe ministrant respektivë të Maqedonisë. Ministri Haxhinasto në ceremoni e quajti një ditë historike vendosjen e tragetit midis dy vendeve, e cila do të hapi një faqe të re midis dy vendeve. Por kjo ishte për spektakël dhe vetëm për të prerë shiritin dhe për t`u derdhur shampanja lumë dhe më pas një drekë luksoze, pasi trageti nuk vjen më nga Ohri dhe nuk niset nga Pogradeci në Ohër. Ky është fakti dhe pushtetarët e kalojnë në heshtje që pa dyshim është një turp…Tashmë pogradecarët thonë: Janë ca pushtetarë që na sollën një trsget nga Ohri – Në Pogradec dhe humbi si sëpata në pyll dhe nuk e pamë më! Tashmë nga ajo ditë, moli i tragetit ka ngelur i shkretë dhe dy flamujtë shqiptarë dhe atë maqedonas i ka marrë era dhe i ka flakur tutje në liqen ashtu si premtimi i tyre. Çuditërisht Pogradeci me Ohrin ka patur tragete vajtje ardhje që në vitin 1930, të cilat janë me dëshmi fotografike jo sot që pretendohet për heqjen e vizave dhe hapjen e kufijve dhe nuk vendoset një traget në dy anët e liqenit. Pra kjo linjë trageti ka ekzistuar 80 e ca vite më pare. Le ta përdorin vendosjen e një trageti si një slogan në zgjedhjet e reja, ashtu siç është përdorur për zgjedhjet që sapo kaluan…
Sigal