Bardhyl Berberi/ Korani dhe liqeni në rrezik

93
Liqeni I Pogradecit më të vjetër në botë i krijuar prej 4 milionë vjetësh. Ky liqen me brigjet e tij magjike i ka dhënë qytetit të Pogradecit madhështi e ka bërë atë hijerëndë dhe befasues në të gjitha stinët . Në sajë të jetë gjatësisë së tij janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër të botës .Këtu përfshihen 17 lloje peshqish midis tyre më unikali dhe i vetmi Korani (salmone letnica) si dhe krapi belushka skobuzi kleni ngjala etj. Por liqeni është i mbipopulluar edhe faunë të pasur si dhe zogj ujorë ku dallohen zogjtë zhytës si pelikani, mjelma, koromanti, si dhe zogjtë notuesë si guzat ,shqipkat, rosat etj Për këtë vitalitet dhe këto asete në vitin 1980 liqeni është shpalur nga UNESKO thesar i trashëgimisë botërore (pjesa maqedonase ndërsa pjesa shqiptre është në proces). Por liqeni i Ohrit po përballet me një sërë problemesh serioze mjedisore si dhe pakontrolluar të cilat po e dëmtojnë seriozisht .
Vetëm para pak diësh revista e njohur shkencore një nga më prestigjozet ndërkombëtare “National Geographic” që botohet në 64 gjuhë të botës pas një studimi të shkencëtarve amerikan arrinte në konkluzion se se jemi para një katastrofe të madhe: Korani, një nga speciet liqenore më të vjetra e më të rralla në botë është drejt zhdukjes së plotë. Shkencëtarët amerikanë iu bënin thirrje kolegëve të Ballkanit që t`i bëjnë ballë kësaj fatkeqësie natyrore. Sipas studimit të revistës amerikane vetëm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 ton koran në vit. Madje është bërë një propozim edhe nga qeveria maqedonase që për 5 vjet të ndalet krejt gjuetia e koranit në liqen por edhe kjo masë shkencëtarve iu duket e vogël para gjëndjes aktualë që ka liqeni dhe korani. Por çfarë thonë specialistët rreth kësaj gjëndje.
Kryetari i Shoqatës së Peshkatarve të rrethit të Pogradecit, Adriatik Dokollari për gazetën “Telegraf “ thotë: – Është vërtet një situatë dramatike liqeni po masakrohet. Dokollari që prej 20 vjetësh ka punuar peshkatar. Ai veçon dy shkaqesi më kryesoret: së pari gjuetia pa kriter dhe së dyti mos realizimi i hedhjes së rasateve në liqen nga qendra e shumimit në Lin.
Janë mbi 600 varka të cilat gjuajnë cdo ditë në liqen .”Korani po plaket, – thotë Adriatiku, – një pjesë e rasateve nuk hidhen dhe një pjesë tjetër kapet nga peshkatarë ilegalë dhe shiten fare të vogla duke frenuar ripërtëritjen. Ta themi më troç, – shton Adriatiku, – t`i heqish fëmijët dhe brezat pasardhës do të thotë që të plakësh koranin dhe pas zhdukjes së të vjetërve të mos ketë pasardhës.
Me këtë liqen mbahen rreth 4500 familje me bukë, 2500 direkt nga shitja e peshkut dhe 2000të tjera me lokalet e biznesit. “Ne e dimë që sapo vjen një turist i huaj apo vendas thotë erdha në Pogradec për të ngrënë një koran pasi dihet se korani është mbreti i peshkut dhe fama e tij ka pushtuar botën…”. Kështu korani po shkon drejt degradimit. Kryetari i peshkatarve sjell si argument edhe faktin shokues që rasatet e koranit që duhet të hidhen në liqen, nuk hidhen aty, ndonse ka një plan hedhje dhe një inkubator që është ngritur nga Banka Botërore dhe për të cilin janë financuar jo pak, por rreth 1 milion dollarë.
Lidhur me këtë skandal të moshedhjes së rasateve të planifikuara në liqen, Adriatiku ka një evidencë të tij: Kështu kjo evidencë e tija është që nga vitit 2006 .Shiklo tabelën këtë vit janë grumbulluar vetëm 46 kg vezë. Kjo sasi rasatesh është shumë pak.. Që të realizohet plani duhet të grumbullohen 150 kg vezë dhe më pas të transformohen në rasate korani me këtë sasi vezësh mund të prodhohen 1 milion rasate . Kjo nuk ndodh. “Ky është një tregues që mua më tmerron, – thotë Adriatiku. Peshkatarët e vjetër dhe specialistët e dinë se një nga problemet themelore të ndotjes ekologjike të liqenit është prishja e vijës ujore të liqenit. Kështu nga një raport zyrtar i projektit të ruajtjes së liqenit, përgjatë gjithë bregut të Liqenit, vija ujore e tij është prishur në 4,8 km gjatësi atje ku dikur ishin lokalet në zonën e Hudënishtit u prishën lokalet por ngeli bregu I betonuar . Gjendja bëhet më e nderë po të kihet parasysh që bregu vuan edhe nga derdhjet pakriter të dherave dhe mbeturinave në breg të tij. Shikoni cfar ndodh në Gurin e Kuq qindra makina shkarkojnë dhera në breg të liqenit ! Zyrtarisht janë 187 akte konstatimi të abuzimeve me vijën e liqenit. Shkeljet e vijës liqenore, e kthejnë liqenin në kënetë. Lasgushi i madh i Pogradecit thotë: “Kur shtrohet vala përmbi zall…”. Por fatkeqësisht vala nuk po lihet të shtrohet përmbi zall..Ajo ze në bregun e betonuar dhe kthehet mbrapsh …Që do të thotë më troc t`i zesh liqenit jashtëqitjen ai të mos ketë mundësi të nxjerri nëpërmjet dallgës mbeturinat që ai ka ….
Në liqen sot rriten edhe një sasi e madhe algash. Rritja e algave do të sjellë zhdukjen e peshqve nëse vijohet me shifrat e sotme. Por nga zhvillohen këto alga? Shkaku është rritja e sasisë së fosforit në liqen. Në Qendrën ku janë shpenzuar rreth 1 milionë dollarë nga Banka Botërore atje ku prodhohen rasatet e koranit është gjithçka bashkohore dhe moderne. Para disa vjetesh këtu është bërë një investim i Bankës Botërore prej rreth 1 milionë dollarësh. Laborator modern, sallë kompjuterash, aparatura bashkohore dhe 20 vaska të mëdha metalikepër prodhimin e rasateve (në fazat derisa nga vezët shkojnë çdo rast deri në 3 gr dhe më pas duhet të hidhen në liqen sipas një marveshje dy palëshe edhe me Maqedoninë pasi liqeni është I përbashkët .