Bardhyl Berberi/ Klima e urrejtjes që po “mbillet” te rinia

514
Sigal

Pogradeci, si rrallë herë u trondit nga
një krim makabër. Një 17-vjeçar vrau një bashkëmoshatarin e tij me automatik
tek një pikë bastesh. Secili njeri sheh diçka te ju nga fëmijëria e tyre. Të
tjerë shohin fëmijët e tyre te ju.Vetëm e kishit fatin të vinte drejt jush t’u merrte me vete, tua
ndal ëndrrën e së nesërmes, tua ndal frymëmarrjen përgjithmonë.Vetëm një djep i
vogël ka mbetur tashmë i braktisur dhe ai ishte yti Fabio. Dhe përse të ndodhte
kjo dramë mbinjerëzore të humbiste jetën një djalë 18-vjeçar nën breshërinë e
automatikut të bashkëmoshatarit të tij. 
Zoti është ai që përcakton sa do të jetojmë dhe cilin merr nga ne, por
jo ne ta shpërdorojmë jetën tonë për një tekë të një femre. Kjo është e
pafalshme… Njerëzit po vijnë nga Siria me gomone dhe një numur i madh e ka
humbur jetën në dallgët e detit; për t`i shpëtuar vdekjes ata kanë marrë rrisqe
rreziku të shkojmë në fundin e botës, të shkojnë me vrap për të ikur nga vdekja.
Ne nuk mundemi asesi që me një kallash në dorë t’i marrim jetën një 18-vjeçari…
Nuk ka mundur askush deri tani ta fitojë betejën me vdekjen dhe fatin. Nuk ka
mundur askush t’i ik asaj, sado i pasur apo i varfër të ketë qenë. Kjo
lamtumirë e këtij të riu ju dhemb të gjithëve; së pari familjes që ka humbur
dritën e syrit, djalin e tyre të vetëm. Kjo lamtumirë duhet të na dhembi ne të
gjithëve, përveç prindërve, mësuesve të gjimnazeve apo shkollave private ku
kanë studiuar këta fëmijë, por dhe shoqëria jonë që po tregohet kaq indiferente
që të rinj 17 vjeç me automatik në krah bredhin rrugëve të qytetit dhe  marrin 
jetë  njerëzish  si t’u dojë qefi. Ende ka shumë armë  nëpër këmbë dhe në familje që nga çmenduritë
e 1997, por Fabio dhemb shumë sepse ishte fëmija i vetëm i një familje
intelektualësh  pogradecare . Ishte tepër
i ri, pavarësisht se fëmijët nuk i ndan askush. Të gjithë fëmijët janë të
bukur, të pafajshëm, pa mëkate dhe duhet ne si prindër dhe si shkollë t`i ruajmë.
Pas shumë vitesh kujtesa të gjithëve na kthen te fëmijëria, të gjithë duam të
mbetemi përgjithmonë të tillë, sepse vitet e tjera duam t’i harrojmë. Ka plot
raste që jeta  është e zezë, ne e
kuptojmë vonë, por Fabio nuk e dinte këtë, sepse akoma nuk e njihte botën e
jashtme, aty ku njerëzit nuk janë të çiltër si ai.
Akti mizor i një
bashkëmoshatari ndërpreu jetërat tuaja, ndërsa familjes ua shuajti diellin e së
nesërmes. Ata kurrë nuk do të jenë më si më parë. Kurrë. Sa herë, qoftë edhe
një erë e lehtë të dalë, do t’u shfaqen në kujtesën e tyre trishtimet e asaj
dite të kobshme të 13 shtator, në ditën e parë të shkollës. Jeta në këto raste
na shfaqet si fluskat që dalin dhe plasin aty për aty dhe nuk i shohim më
asnjëherë. Por derisa Fabio u përcoll për në banesën e fundit, akoma pa parë ëmbëlsinë
e ditëve që të jep kjo moshë, ai i ka lënë të afërmit nën rrënoja, qëndron në
mendjet e të gjithë neve.
Gjithsecili nga ne duam t’i shohim fëmijët tanë çdo
sekondë. Nuk ngopemi për t’i parë, për t’i përqafuar me afshin prindërorë dhe
nuk mund ta imagjinohet se çfarë do të thotë të jetosh pa ta.

Jeta të mposht. Të bën të të lëshohen shikimet drejt humnerës dhe nuk të hiqen
më prej aty përgjithmonë. Vitet të tjera të mbetura për një prind që ka humbur
të shtrenjtit e tij, janë mizore, orët ndalen dhe asgjë nuk është si më parë.
Tjetra të bën të lëshohesh në krahët e kujtimeve. Dhe secili prej nesh para
kësaj tragjedie  duhet të skuqet dhe të
turpërohet  pasi secili nga ne ka lënë
dicka pa bërë mirë ne edukimin e brezit të ri që i takon e ardhmja, ju kemi
lënë ende në dorë ato armë të mallkueshme që çdo ditë veshin familje me të
zeza.