Bardhyl Berberi/ Dikur, kur Shën Naumit ishte i Shqipërisë

1472
Para pak ditësh takova në Shën Naum takova një fotoreporter francez. Ai kapte me një aparat profesional të gjitha këndet e Manastirit të Shën Naumit. Një vajzë nga Tirana, studente në Paris për gazetari që shoqëronte fotoreporterin më thotë se ai ka një album me foto të vjetra që nga Lufta e Parë Botërore që ka i ka fiksuar gjyshi i tij dhe ndjek dhe fotografon vendet që dikur ka filmuar gjyshi i tij nëpër Shqipëri.
– Do të të bëj një suprizë, tha Zhaklin Rënua, një burrë rreth 70 e ca vjeç, i veshur sportiv…Ja shikoje këtë foto si ka qënë Manastiri i Shën Naumit, në atë kohë kur ishte juaji, para se mbreti Zog ta shiste apo ta falte tek serbët… 
Vetëm 2 km larg doganës së Tushemishtit ndodhet një nga manastiret më të mëdha të gjithë rajonit të Europës e të Ballkanit. Sapo i afrohesh një parku të madh buzë liqenit me lumin Drin, i cili kalon mes përmes parkut 20 ha me një gjelbërim të harlisur, me drurë të dendur dhe përroska uji, me drurë të ndryshëm dekorativë, me qiparise të shumta dhe zogj të rrallë si palloj që vijnë rrotull manastirit dhe të duket sikur gjithçka këtu ka dalë nga përrallat e Andersenit. 
Afrohesh më pranë Manastirit dhe në hyrje ka një portë shekullore ku sipër portës është një mozaik ku paraqitet një bujk duke punuar tokën dhe në njërën anë është një ka dhe në anën tjetër një ari në pendën e qeve që bujku punon tokën. 
Ndërsa brenda shtrihet një oborr i madh dhe brenda tij shtrihet kompleksi imadh i kishës së Shën Naumit me piktura të shumta murale shenjtorësh ku vendin qëndror e ze ajo e Shën Naumit. Në një dhomë tjetër ndodhet varri i Shën Naumit ku njerëz të shumtë bëjnë peligrinazhe pranë varrit të shenjtorit. Udhëton përgjatë lumit me varkë dhe shikon burimet e Drinit që shpërthejnë tabanin e lumit përgjatë gjithë gjatësisë…
Legjenda e Shën Naumit
Legjendat, të mbetura të tilla në kujtesën e njerëzve, megjithë ndonjë fantazi ruajnë të trashëguara vlera historike dhe kulturore të popujve. E tillë është edhe legjenda e Shën Naumit. Shenjtori Shën Naum i ka hipur një kali dhe është nisur nga Ohri për në Voskopojë. Në krye të Qafës së Plloçës kali hingëllin dhe nuk pranon të eci më përpara. I ndodhur para këtij fakti që nuk i bindej kali Shën Naumi vendos të kthehet dhe atje ku kali vendosi këmbën mbi një pllakë guri ngeli i stampuar patkoj i këmbës së kalit të Shën Naumit, (njerëzit edhe ditët e sotme tek vendi ku duket shenja e patkoit hedhin lekë). Shën Naumi i kthyer mbrapsh zbriti Qafën e Plloçës dhe kaloi nëpër fshatin Zagorçan dhe i uroi “grurë mbjellshi dhe magjia ju qoftë gjithmon plot”. Kur po hynte në fshatin Tushemisht një bari delesh e dhish i lëshoi qentë e tufës, ndërkohë një tufë me lopë që ishin aty pranë me brirët e tyre e shpëtuan Shën Naumin nga qentë. Shën Naumi bekoi lopët dhe mallkoi delet e dhitë që në këtë fshat mos pastë kurrë. Gjatë gjithë rrugës shenjtori ndihmoi fukarenjtë dhe shëroi të sëmurët. Pasi eci më pak se 2 km nga Tushemishti qëndroi në një pllajë buzë liqenit. Aty pranë ishte pronari i tokës. Shën Naumi iu lut pronarit të tokës t’i jepte pak vend se donte të jetonte atje, në atë vend të cilin ai do ta bekonte. Pronari i tokës i tha Shën Naumit se do t’ia falte të gjithë tokën e tij nëse ai do t’i shëronte vajzën e vetme, të cilën e kishte të sëmurë me të meta mendore edhe tullace. Shrnjtori pasi mundi të realizonte dëshirën e pronarit duke ia shëruar vajzë duke e larë buzë Drinit dhe duke e bekuar ujin atje (ku sot aktualisht ndodhet një ndërtesë e vogël dhe njerëzit mbushin ujë të bekuar dhe shërojnë të sëmurët me ujin e bekuar nga Shën Naumi) arriti të marri tokën e pronarit që i shëroi vajzën. Por Shën Naumit nuk i mjaftonte vetëm ajo tokë, kështu që takoi një pronar tjetër që e kishte token ngjitur me atë që mori Shën Naumi. Pronari po e punonte token i mërzitur sepse ia kishte ngrënë njërin nga qetë ariu. Shën Naumi i thotë atij se do ta detyronte ariun të mbrehej në pendën e qeve dhe ta punonte token në vend të kaut që ai kishte ngrënë. Kjo është e pamundur, tha pronari por shenjtori e realizoi e dhe këtë mrekulli atëherë edhe pronari i dytë ia dha tokën e premtuar Shën Naumit, ku sot ndodhet Manastiri, i cili mban emrin e tij, ndërsa mbi portën kryesore ndodhet mozaiku që ka ariu sëbashku me kaun duke punuar tokën dhe aty pranë edhe Shën Naumi.
Fakte historike mbi Shën Naumin
Shën Naumi ka qënë pjesë e kufirit shqiptar, kur vendimi i Konferencës së Londrës më 1913 shprehej zyrtarisht se kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit do të jenë nga bregu perindimor i liqenit, nga fshati Lin dhe diagonalia e kufirit e futi manastirin e Shën Naumit brenda kufijve shqiptarë. Qeveria Serbo-Kroato-Sllovene protestoi në gjykatën e Hagës më 31.12.1924, por edhe ky gjyq ia la Shqipërisë manastirin e Shën Naumit. Por çuditërisht më 16 korrik 1925, në kohën e mbretit Zog, Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas me motive të papërcaktuara shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe.
Festa e Shën Naumit 
Prej 3 korrikut të vitit 1875 në Shën Naum festohet një nga panairet më të mëdha të Ballkanit. Përgatitjet për këtë festë fillojnë që në muajin qershor. Tregtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, etj ngrejnë tendat për të ekspozuar mallrat e tyre më të mira të prodhuara nga firmat më të mira të ketyre vendeve. Vend të veçantë në këte festë zenë grupet e ndryshme artistike, të cilët argëtojnë vizitorët e shumtë që vijnë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Pas vitit 1992 në festën e 3 korrikut në shen Naum marrin pjesë edhe shqiptarët. Sipas zakonit të gjithë njerezit qëndrojnë zgjuar në ambientet e manastirit duke u argëtuar me muzikë edhe duke bërë pazar në panair apo duke u argëtuar ne lokalet e shumta. Me 3 korrik aty mblidhen rreth 20 mijë veta nga gjithe rajoni. Ditën e nesërme vazhdon rituali fetar në kishë ku njerëz të ndryshëm bëjnë kurbanë për shenjtorin. Përveç dates 3 korrik kur është festa, manastiri i Shën Naumit ka çdo ditë mijra vizitorë nga e gjithë bota që vijnë ndezin qirinj dhe shplodhen në këtë vend shumë të rrallë jo vetëm për Manastirin e shenjtorit por edhe për bukuritë magjike të parkut të madh me Drinin që buron pak më sipër që siç thotë poeti ynë i madh Lasgush Poradeci “Drini plak dhe i përrallshëm që buron prej Shën Naumi…”. 
Në vend të epilogut 
Megjithse kjo perlë e natyrës me manastirin e Shën Naumit ka qënë pjesë e tokës shqiptare, ju, mu drejtua Rënua, – si shpërblim për mbretin Zog I keni ngritur një monument në qendër të Tiranës. Miku im kjo mund të ndodhi vetëm tek ju sepse të coptosh atdheun dhe t’ia u falësh të tjerëve apo t’ua u shesish për interesa personale dhe të kesh monument është shumë paradoksale. Miku francez me dhuroi foton e Shën Naumit atëherë kur ishte shqiptare dhe shërbesën fetare e dy ushtarëve francezë të vrarë dhe një prifti pogradecar që ndodhet në foton përkatëse…Kjo foto vlen me shumë se qindra artikuj të gazetarëve sllavë dhe bullgarë që kohët e fundit bëjnë një propogandë të shfrenuar se Shën Naumi nuk ka qënë asnjëherë i shqiptareve.
Sigal