Banorëve të Selenicës u është tharë buza për pikën e ujit

538
Agim Jazaj 
U shpuan dy puse nga 75 m thellësi në buzë Vjosën, në largësi të qytetit dhe një magjstral. U shtrinë edhe mbi 500 m tubacione të rinj. Për 10- 15 ditë banorët e Selenicës do të njomin buzët sërish me ujin e tyre të pijshëm. 
Ka qënë përpjekja e vazhdueshme e kryebashkiakut Përparim Shametaj, që bëri këtë mundësim, finacimi dhe në një hark të shkurtër kohor, u mundësua përfundimi i punimeve, nxjerrja e ujit të pishëm dhe analizat të sukseshme.
*Banorët e qytezës së Selenicës në këtë bashki prej vitit 2105, kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, u është tharë buza, për shkak se në këtë vit gjatë daljes së Lumit të Vjosës, u përmbytën pompat në këtë buzë lumi, të cilat furnizonin me ujë këtë qytet. Prej asaj periudhe banorët funrnizoheshin me ujë jo të pijëshëm dhe shpesh herë kanë ngritur zërin e protestës ndaj kësaj mungese. Ka qënë anazhimi i drejtëpërdrejtë dhe i vazhdueshëm i kryebashkiakut, i cili ka mundur edhe finacinim për hapjen e dy puseve të shpimit dhe të një magjistrali, për të risjellë në çezmat e tyre sërish ujin e pijshëm. Prej gati dy muaj ka qënë puna nga firma fituese e tenderit për shpimin e puseve të rinj të ujit me nga një thellësi prej nga 75 m. Gjithashtu nga projekti është pasur parasysh edhe ngritja e bazamentit të puseve mbi lartësinë e mëparshme, për të evituar përmbytjen nga dalja prej shtrati të lumtit dhe parandalimin e përmbytjes për kabinën elektrike dhe të elektropomapave
Nga projketi i ri u shtrinë dhe montuan edhe mbi 500 m tubacione të rinj të ujit. 
Tashmë janë bërë edhe analizat e ujit, shprehet kryebashkiaku dhe uji ka rezultuar i pijshëm 
Për afro 15-15 ditësh do të vij uji i ri, i pijshën në çezmat e këtyre banorëve, e cila do të kthehet në një ditë feste, shprehen punonjësit e bashksië dhe banorët e Selenicës.
Sigal