Banorët në Korçë: Jemi pa bukë, kemi ftohtë!

516
Sigal

Banorët e tre fshatrave në Korçë shtëpitë e të cilëve u goditën nga tërmeti, vijojnë të qëndrojnë nëpër çadra.

Ata shprehen se po rrinë aty në kushte shumë të vështira. Madje thonë se nuk kanë as bukë të hanë.

“Po na lënë pas dore, këtu nuk ka ardhur mëngjesi akoma, ndërsa një pjesë thonë se po hanë edhe qentë, ndërsa këtu akoma jemi pa mëngjes. Nuk na kanë thënë jo për zhvendosje, por as se cfarë do të bëhet me shtëpitë tona” – tha një nga banorët.

“Bukën e kemi blerë vetë, askush nuk ka sjellë asgjë, ora 12:00. Gjatë natës kemi pasur të ftohtë, sidomos fëmijët, nuk kemi as rroba për t’i ndërruar. Fëmijët kanë pasur probleme si pasojë e të ftohtit”. “Ftohtë ka qenë, kuverta nuk kemi pasur aq, ushqimet…sot nuk kemi. Nga mëngjesi deri tani nuk kemi konsumuar asgjë” – tha një tjetër.