Banorët në autostradë vënë me shpatulla pas muri ministrin: Kërkoni taksa dreqi e mori, ne desh u mbytëm

660
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në terren në autostradën Tiranë-Durrës për të parë nga afër situatën, ndërkohë që është vënë me ‘shpatulla pas muri’ nga banorët dhe pronarët e bizneseve të prekur nga përmbytjet.
Ai ka diskutuar me banorët, të cilët i janë ‘vënë’ para me pyetje dhe me pakënaqësi. “Ju kërkoni taksa dreqi e mori, po tani ca do bëjmë ne”, tha banori.
“Ju kërkoni taksa dreqi e mori, po tani ca do bëjmë ne”, tha banori. Ndërkohë, një tregtar tha se: “Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmenë, ne jemi kuajt e ekonomisë, pa ne nuk ecën qerrja. Për këtë me vjen keq”.
Teksa e ka dëgjuar ministri është shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij. “Do e shikoj me entin e Rrugëve, te premtoj qe do ta trajtoj ketë gjë. Unë jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim te te shërbej deri ne 1′, i tha Xhafaj.
“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Permbytemi cdo vit, asnje zgjidhje nga bashkite. Kemi një vit qe jemi ne emergjence”, i tha një tjetër banor. Gjatë rrëfimit, një tjetër banor rrëfen dramaën e tij, pasi pohoi para ministrit se shtëpia e tij ishte përmbytur 7 herë dhe se ndëron ccdo vit mobiljet. Nje i ri eshte perlotur teksa ankohej dhe Xhafaj i ka dhene nje numer telefoni dhe i ka premtuar zgjidhje.
Sigal