Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër nisin grevën e urisë

548
Banorët që janë përmbytur në zonën e Shkodrës gjatë viteve 2010-2011 kanë nisur një grevë urie duke kërkuar dëmshpërblim. Ata kanë kërkuar që të ndërtojnë një çadrë për të zhvilluar grevën por nuk janë lejuar nga policia, prandaj ata vendosën që grevën ta nisnin në stolat e institucionit të përfektit duke theksuar se nuk do të heqin dorë nga protesta deri sa t’iu plotësohen kërkesat. 8 banorët që kanë hyrë në grevë urie janë: Pal Marku, Frrok Kola, Mhill Guri, Lush Ndoci,Gjon Lasku, Arben Kola, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.
Sigal