Banorët e Zharrëzës fitojnë? Peleshi jep vendimin e qeverisë

552
Pas grevës së urisë, rrugëtimit 3-ditor nga fshati i tyre për në Tiranë si dhe qëndrimit para ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë, për banorët e Zharrëzës duket se ka ardhur lajmi që prisnin.

Në një deklaratë për shtyp, zv. kryeministri Peleshi ka njoftuar se do të bëhet vlerësimi i përshpejtuar dhe i plotë i dëmeve në banesa të shkaktuar nga nxjerrja e naftës.

Peleshi tha se me datë 27 shkurt është urdhëruar Bankers të ndalojë çdo lloj operacioni në Zharrëzës për nxjerrje nafte.
Sipas tij, do të trajtohen edhe problematikat e tjera që ka sjellë nxjerrja e burimeve natyrore nga nëntoka me teknika të tilla në zone.
Sigal