Banorët e Valikardhit sërish protesta për HEC: S’u respektua marrëveshja

480
Sigal

BULQIZE – Pasditen e sotme më shumë se 70 banorë të fshatit Valikardh të komunës Zeqan i janë rikthyer sërish protestve për rifillimin e punimeve të HEC-it. Arsyeja sipas protestuesve është mos respektimi i marrëveshjes së arritur pas protestës së dhunshme të një muaji më parë, për tu krijuar mundësinë e vaditjes së tokave të tyre gjatë stinës së verës. Banorët duken të vendosur të vazhdojnë protestat deri kur kompania të respektojë marrëveshjen për vaditjen e tokave të tyre me ujin e Liqenit të Zi. Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka mbërritur në vëndgjarje për të ndaluar mundësinë e përshkallëzimit të protestës në dhunë. Një muaj më parë po të njëjtët banor të Valikardhit në Bulqizë dolën në protestë masive kundër ndërtimit të HEC-it në këtë zonë, i cili sipas tyre rrezikonte të linte pa ujë disa fshatra. Banorët patën konfrontim fizik me punëonjësit e HEC-t, shkatërruan dhe goditën me gurë godinat e kësaj kompanie,gjithashtu dhe dogjën kampin e punëtorëve. Dëmet u përllogaritën në deri 200 mijë euro. Por kjo ngjarje nuk e pengoi kompaninë të vazhdonte punimet pa respektuar, gjithmon sipas banorëve, marrëveshjen.