Banorët e ”Unazës së Re” zhvendosen tek Drejtoria e Policisë: Lironi çunat tanë

533
Sigal

Banorët e ”Unazës së Re” janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, me thirrjet: Lironi çunat tanë. Dhuna dhe përplasja e sotme mes Forcave të Rendit dhe banorëve të Astirit, ndodhi vetëm se këta të fundit, protestuan duke penguar kalimin e kryeministrit Edi Rama në këtë zonë. Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6. Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan në polici gjatë ditës së sotme pas përplasjes me uniformat blu te Unaza e Re, në tentativë për ti bllokuar rrugën Kryeministrit që po inspektonte një fabrikë në atë zonë.

Në orët e pasdites u liruan 4 nga protestuesit. Veç Balliut në komisariat mbahet edhe Elton Skënderi. Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.