Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë protestë të madhe: Nesër bllokojmë sheshin “Shqiponja”, IKMT-ja nuk futet këtu

126

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një protestë madhore te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”. Banorë të Astirit kanë deklaraur se, ditën e hënë, në orën 08:00 të mëngjesit, të gjithë do të mblidhen për të protestuar kundër shembjes së tyre.

Kjo protestë organizohet nesër, pasi pritet të zbarkojnë punonjësit e IKMT-së për të shembur banesat e radhës që janë parashikuar, sipas projektit të rrugës.

Banorët shprehet se ata nuk do të lejojnë punonjësit e IKMT-së të ndërhyjnë në atë zonë.