Sigal

Banorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish mbrëmjen sotme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës.

Tashmë në ditën e 82 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ku kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv.

Teksa kanë marrë shkas nga shkarkimi i Afrim Qendros nga detyra e kreut të ARRSH-së, ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Ramës se i ka ardhur ora për t’u larguar nga pushteti.

Ata shprehen se nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar dje nga detyra kreun e ARRSH-së Afrim Qendron.

Sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta.

“Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër”, deklaruan banorët.