Sigal

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Pavarësisht se  festat e fundvitit janë pranë,  ata nuk tërhiqen nga qendresa e tyre. Një nga banorët e kësaj zone nga protesta, ndërsa uron shqiptarët, shprehet se Krishtlindjet e tij dhe gjithë Unazës janë plagosur për këtë vit.

“Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët  e Unazës së Re, Krishtlindjet janë të plagosura. Faleminderit edhe për ju mediat që na keni mbëshetur”, u shpreh ai.

Për rreth 2 muajsh në formë qëndrese banorët e Unazës, mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.