Banorët e Torovicës në ditën e dytë të protestës së tyre

109
Protesta e banorëve të Torovicës është në ditën e 2-të të saj. Sot ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lezhë-Shkodër, duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës e cila të çon në fshatin e tyre.

Protestës i janë bashkuar edhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe prefekti Eduart Ndreca.

Banorët shprehen të indinjuar në lidhje me heshtjen që po bënë qeveria për problemin e përvitshëm të tyre.

Banorët e Torovicës janë vetëm 15 larg nga qyteti i Lezhës ndërkohë u duhet të ecin më shumë se një orë pasi rruga është tërësisht e rrënuar.

Bashkia e Lezhës thotë se nuk ka fonde për të mbuluar sistemimin e rrugës së Torovicës.