Banorët e Rrëshenit përkujtojnë 65-vjetorin e krijimit të themelimit të qytetit të tyre

686
Sigal

Në 15 prill 1949, në vendin e quajtur Fushë-Lumth, hodhën shtat banesat e para të qytetit të Rrëshenit

Dje qytetarët e Rrëshenit dhe ish- banorë të hershëm të saj të ardhur nga i gjithë qytetet e Shqipërisë, ku ata banojnë kanë mbërritur në qytetin e Rrëshenit dhe kanë përkujtuar e festuar 15 Prillin e vitit 1949 që mbush plot 65 vjet  qytet. Atë që nuk e kanë bërë asnjë nga paraardhësit e Kryetarit të Bashkisë z. Ndue Gega, i cili që kur ka marrë funksionet e kësaj bashkie në çdo vit ka përkujtuar dhe festuar 15 Prillin e 1949-s. Dje është përkujtuar viti jubilar i 65-vjetorit të qytetit të Rrëshenit dhe kjo është bërë me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë z.Ndue Gega, dhe këtë e ka bërë jo vetëm se gjyshi i tij Bardhok Gjini dhe ai vetë kanë qenë banorë të parë që në krijimin e këtij qyteti, por dhe për nder të atyre qytetarëve që u bënë pjesë e banimit dhe krijuan qytetin e Rrëshenit dikur i quajtur Fushë-Lumth.

Të gjithë të ardhurve që tani banojnë jashtë rrethit, i është bashkuar dhe Marie Biba, bija e “Heroit të Popullit” Bardhok Biba, ish- Sekretar i Parë në Rrethin e Mirditës, dhe ideatori i formimit dhe ndërtimit të këtij qyteti si qendër e rrethit. Kësaj radhe nuk flitet për mungesë të pjesëmarrjes si dy vitet e kaluara, kur ishte pushteti i djathtë, tani në pushtet janë të majtët dhe pjesëmarrja ka qenë si asnjëherë tjetër. Në këtë përvjetor merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Prefektura e Lezhës si dhe përfaqësues nga dy partitë e koalicionit. Fjalën përshëndetëse për 65- vjetorin e mbajti Kryetari i Bashkisë Rrëshen z. Ndue Gega, i cili ju uroj mirëseardhjen te ftuarve dhe pjesëmarrësve në sallë, ku më pas i bëri një ekspoze rezultateve të arritura në këtë qytet. Pastaj u lexua përshëndetja e Kryeministrit z. Edi Rama, drejtuar qytetarëve të Rrëshenit ku ndër të tjera thuhej: Se në pamundësi  për të ardhur dhe për të qenë midis jush nga punët e shumta  ju uroj gëzuar 65-vjetorin e krijimit të qytetit tuaj, thuhej midis të tjerave në përshëndetjen e Kryeministrit Edi Rama, e cila u lexua nga Këshilltari i tij personal gjeneral Sandër Lleshi. Në orën 10:00 në sheshin “Abat Doçi” filloi parakalimi i të rinjve të qytetit, si dhe ushtrime të ndryshme sportive, në këtë shesh u ekspozua panairi bujqësor, e blegtoral, veshje popullore të traditës si dhe këndi i librave të autorëve, dhe kantina e verës “Arbëri” prodhim i qytetit Rrëshen.  Për të ftuarit u shtrua një koktej.
Nga Pallati i Kulturës u zhvilluan këngë e valle mirditore nga grupi i fëmijëve të qytetit, si dhe një program artistik nga ansambli i shtetit, ku ka vijuar gjatë gjithë ditës.