Banorët e Mbrostarit vazhdojnë të bllokojnë rrugën Fier-Tiranë

523
Sigal

 Banorët e Mbrostarit vijojnë betejën për të mos lejuar ndërtimin e imjantit të mbetjeve në fshatin e tyre. Pas protestave në zyrën e kryebashkiakut Armando Subashi, banorët janë takuar sot me prefektin Xhevit Bushaj, por kanë dalë nga zyra e tij pa shumë shpresë.

Sipas banorëve, prefekti iu ka premtuar se projekti nuk do miratohet dhe se do ta kthente vendimin në këshill, por as kjo gjë nuk i ka bindur. “Nuk kemi besim se prefekti do t’i mbajë premtimet. Nuk pranoi t’i bënte publike në media”.

Banorët kanë javë që protestojnë për këtë shqetësim. Ata kanë bllokuar disa herë rrugët, si dhe kanë kërkuar zgjidhje nga institucionet.