Banorët e Mbrostarit nuk i ndalin protestat, sërish bllokojnë rrugën Fier-Tiranë

530
Për të katërtën ditë radhazi, banorët e Mbrostarit në Fier kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të mbetjeve në zonën e tyre. Sërish ditën e sotme ata kanë bllokuar rrugën Fier-Tiranë, duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve.
Sigal

Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që në zonën ku banojnë të trajtohen mbetje urbane.

Sakaq, ata kërkuar që Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi të bisedojë me të për këtë çështje.