Banorët e Matit e Peshkopisë në protestë për rrugën e prishur

109
Banorët e zonës së Matit, Peshkopisë dhe Burrelit, dhe drejtuesit e mjeteve kanë bllokuar rrugën kombëtare Peshkopi- Burrel për të protestuar.
Protesta është zhvilluar në vendin e quajtur Kthesa e Cërujës në Klos. Shkak për të këtë protestë është dëmtimi i këtij aksi, pasi sipas tyre nuk është vënë dorë asnjëherë për riparimin e saj.
Me pankarta që lexojnë “Ku janë investimet?”, “Integrimi në BE ka mbetur rrugëve”, ata kërkojnë vëmendjen e shtetit.
Në takimin në Peshkopi të pak ditëve më parë, ata e ngritën si shqetësim rrugën edhe para ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.