Banorët e Laprakës apel OSHEE-së: Rregulloni defektin se do na digjen pajisjet elektro-shtëpiake!

615
Në Laprakë, zonë që i përket njësisë bashkiake nr.11, ka më shumë se dy muaj që energjia elektrike stakohet herë pas here. Në fillim, sapo nisi defekti, nga punonjësit e OSHEE-së u tha se ka ndodhur një defekt dhe se së shpejti do të rregullohet. Në fakt u punua, dhe defekti u rregullua pas disa orësh. Por më kot banorët iu gëzuan këtij fakti, pasi nuk zgjati as 3 ditë dhe ndodhi përsëri defekti. Përsëri nga banorët e Laprakës u njoftuan punonjësit e OSHEE-së, lidhur me përsëritjen e defektit: takim-stakim të energjisë elektrike. Edhe këtë radhë defekti u rregullua, madje u tha se nuk do të përsëritet më, por edhe herën e dytë më keq akoma: Nuk zgjati as dy ditë, dhe përsëri i njëjti defekt si më parë: takim-stakim të energjisë. Në një defekt të radhës u tha se është djegur transformatori, se u rregullua dhe u vendos i riu, u tha nga punonjësit e OSHEE-së, por përsëri i njëjti defekt ndodhi si më parë: Fiken dritat çdo 4 orë. Teksa njihesh me këtë odise të shkëputjes së herëpashershme të energjisë elektrike në zonën e Laprakës, të bën të dyshosh për ndonjë vjedhje të mundshme nga punonjësit e OSHEE-së, sepse ata vetë kanë pohuar që disa herë kanë zëvendësuar kabllot e vjetër me ata të rinj, si dhe njëherë kanë zëvendësuar edhe transformatorin e djegur me një të ri. Atëherë si ka mundësi që me gjithë këto shërbime dhe zëvendësime kabllosh e transformatorësh, përsëri ndodhin të njëjtat defekte?! Në mënyrë të përmbledhur: Në Laprakë, u bënë më shumë se dy muaj, që dritat fiken çdo ditë dhe 3-4 herë në ditë dhe me një shkëputje që varion nga 10 minuta deri në 2 orë. Nëse është me të vërtetë defekt serioz, le të rregullohet një herë e mirë ky defekt, por jo të bëjnë sikur e rregullojnë dhe pa bërë 3 ditë akoma, përsëritet i njëjti defekt. Të thuhet se ka ngarkesë, kjo nuk pranohet, pasi piku i ftohtit nuk ka filluar akoma dhe se defekti i këtij lloji në Laprakë ka muaj që ka filluar, ende pa filluar i ftohti. Nisur nga kjo situatë e krijuar, banorët e Laprakës i bëjnë thirrje OSHEE-së dhe personalisht Ministrit Gjiknuri, që të marrë masa urgjente për eliminimin dhe rregullimin e defektit të energjisë elektrike në këtë zonë të kryeqytetit, pasi po rrezikohen seriozisht pajisjet e tyre elektor-shtëpiake. Do të ishte më mirë të rregullohet defektin se sa të paguhet një faturë marramendëse, duke paguar banorët, nëse do të digjeshin pajisjet e tyre shtëpiake. Ky është apeli që banorët e Laprakës i drejtohen OSHEE-së.
Sigal