Banorët e Kombinatit: “Mbetet problem ikja e energjisë, po bëhet si me grafik”

592
Sigal

Zona e Kombinatit në kryeqytet çdo ditë me orë të  tëra pa energji elektrike

Banorët e Kombinatit në kryeqytet, ndeshen çdo ditë me mungesën e energjisë elektrike për orë të tëra. Madje situata bëhet edhe më e vështirë në këto ditë të ftohta dimri, ku energjia elektrike duhet për t’u ngrohur, por dhe për shumë funksione të tjera. Por shërbime të tilla aspak korrekte  me energjinë nuk u është bërë për herë të parë banorëve të Kombinatit. Pasi ndërprerjet e energjisë për këtë zonë kanë qenë të shpeshta, por edhe një muaj më banorët e kësaj zonë janë lënë pa energji elektrike për shumë ditë. Para një muaji këtyre banorëve u është dashur që në këto ditë të ftohta të dimrit të dalin në protesta dhe të rrinë pa energji, dhe kjo ndodhi në periudhën që energjinë elektrike e administronte kompania CEZ. Por tani është rikthyer sërish një periudhë e vështirë për banorët e Kombinatit, pasi energjia elektrike u mungon për orë të tëra në ditë. Madje qytetarët shprehen se ndërprerja e energjisë po bëhet si me grafik, pasi ajo ndërpritet për ora të tëra, por në zona të ndryshme çdo ditë. F.G, banore e Kombinatit është shprehur për “Telegraf” se: “Jemi pothuajse çdo ditë pa drita me orë të tëra. Madje energjia ndërpritet në lagje të ndryshme të Kombinatit. Por ne po vuajmë mungesën e energjisë elektrike. Kemi fëmijë të vegjël, duam të gatuajmë, por është shumë e vështirë sepse energjia ikën në mëngjes dhe vjen në dark, ose ka raste dhe që nuk vjen fare në dark”.

Banorët: Po na shkakton dëme në biznese

Mungesa e energjisë në zonën e Kombinatit nuk pengon vetëm jetën në familje, por ajo ndikon dhe më tej dhe pengon shumë edhe në mbarëvajtjen e punës në institucione apo në biznese të ndryshme. Mungesa e energjisë ka paralizuar punën në zyrat e minibashkisë shprehen banorët, pasi nuk mund të merrnin as një dokument që u duhet, sepse nuk punonin pajisjet për shkak të mungesës së energjisë. Por një problem më vete mbetet edhe paralizimi i punës për bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. “Unë kam një furrë buke dhe në ditët që nuk ka pasur drita më kanë shkuar dëm shumë të madh, pasi në momentin që më duhej energjia nuk kishte. Por këtu në Shqipëri, kështu ndodh nuk të jep njeri llogari dhe nuk të dëmshpërblen për dëmet që të bëhen” shprehet pronari i një furre buke në Kombinat Ali. M.

Qytetarët: Ende po paguajmë faturat e larta që na la CEZ-i

Por problemi me energjinë dhe faturat nuk mbetet vetëm në zonën e Kombinatit, por probleme me energjinë dhe faturat që janë të mbartura që nga periudha e CEZ kanë edhe mjaft qytetarë të tjerë. Por edhe tani që administrimi i energjisë nuk bëhet më nga CEZ, qytetarëve shqiptarë po vazhdojnë që t’u vijnë fatura boshe në disa raste, apo fatura gati të dyfishuara, që i përkasin periudhës që energjia administrohej nga CEZ. Qytetarët shprehen të shqetësuar për “Telegraf” dhe bëjnë të ditur se, ende po vuajnë dhe po paguajnë pasojat që ka lënë pas kompanie energjetike CEZ. Qytetarë të revoltuar shprehen për “Telegraf”, se: “Mbrojtja jonë ka marrë fund, ne nuk dëgjohemi, edhe pse u largua CEZ-i përsëri po paguajmë për keqmenaxhimin që bërë kjo kompani…  Edhe pse u largua kjo kompani vjedhja që na bëri ne për 3 vjet nuk ka të larë”. “Largimi i CEZ, nga Shqipëria dhe na ka gëzuar pa masë, por tani urojmë që të shohim pak dritë të bardhë, se na rropën për tërë këto vite, që ishte kompania CEZ, në krye të energjisë”, shprehet Arta. Xh nga Tirana. Por sipas qytetarëve kjo kompani nuk duhet të mbahej aspak në Shqipëri.