Banorët e fshatit Vërri protestë para bashkisë Fier kundër impiantit të mbetjeve

681
Banorët e fshatit Verri në Fier kanë protestuar para bashkisë së Fierit kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në fshatin e tyre.

Banorët vijojnë protestat prej disa ditësh, ndërsa kërkojnë zhvendosjen e projektit në një zonë tjetër, pasi ndërtimi i këtij impianti rrezikon prodhimet dhe jetën e tyre.

“Dje na thanë që do na presin në bashki, kurse sot na kanë mbyllur dyert. Nuk do lejojmë ndërtimin e impiantit të mbetjeve”- shprehen banorët të revoltuar.

Banorët thonë ndër të tjera se protestat e tyre do vazhdojnë derisa të mos ndërtohet impianti i përpunimit të plehrave jo në Verri, por as në Myzeqe.
Sigal