Banorët e Dajçit në protestë: Duam të dëmshpërblehemi, kryeministri të reagojë

440
Banorët e Dajçit në Shkodër kanë nisur protestat ditën e sotme, pasi kërkojnë dëmshpërblimet për përmbytjet. Ata thonë se do të bllokojnë rrugët nacionale nëse nuk dëmshpërblehen për dëmet që iu janë shkaktuar.
Banorët e Dajçit thonë se deri më tani janë dëmshpërblyer në masën 49%, ndërsa kërkojnë që të marrin përgjigje për kërkesën e tyre.
Ata shprehen se nuk do të ndalin protestat e tyre, deri sa kryeministri të reagojë dhe t’u japë një zgjidhje.
Sigal