Banorët e Burrelit pa ujë gjatë gjithë stinës së verës

541
Rreth 18 mijë banorë të qyteti të Burrelit për gjatë gjithë stinës së verës kanë vuajtur mungesën e furnizimit me ujë. Qytetarët kanë denoncuar mungesën e ujit të pijshëm përmes disa telefonatave në redaksinë e gazetës “Telegraf”, duke deklaruar se furnizohen vetëm 3 orë në ditë me ujë të pijshëm. Sipas banorëve, furnizohen me ujë një herë në mëngjes nga ora 06:00 deri në orën 07:30 dhe më pas uji mungon në çezmat e tyre për gjatë gjithë ditës deri në orën 19:00 ku furnizimi zgjatë 1 orë e 30 minuta, duke u shoqëruar më pas me mungesë uji deri në mëngjesin e ditës tjetër. Por përveç furnizimit të limituar me ujë të pijshëm problematike paraqitet situata edhe tek familjet që jetojnë në katet e sipërme të pallateve, pasi nuk arrin uji.
Sigal

Uji i privohet qytetarëve dhe i dërgohet uzinës së Ferro-kromit

Ndërkohë qytetarët thonë se përballja m mungesën e ujit për gjatë këtyre ditëve të nxehta ku temperaturat kanë arritur kulimin ka qenë mjaft e vështir për ta. Ata thonë se kjo situatë është e papërballueshme nga ana e tyre dhe i bëjnë apel qeverisë dhe pushtetit vendor për të marr masa ndaluese të menjëhershme për sa i përket këtij fenomeni. Ndërkohë qytetarët e Burrelit nga ana tjetër akuzojnë drejtuesit e Ujësjellësit se kanë abuzuar me detyrën duke deklaruar se ujin e pijshëm ua ndalojnë qytetarëve dhe në këmbim të ndereve dhe favoreve dhe dërgojnë në uzinën e Ferro-kromit e cila është e vendosur në një hapësirë prej 15 Ha, në veri-lindje të qytetit të Burrelit. Po ashtu mësohet se në këtë qytet depozitat e ujit të pijshëm janë të hapura dhe tubacionet të ndryshkura, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve. Ndërkohë vitin e kaluar dy ish-shefa financash të Ujësjellësit të Matit u akuzuan për shpërdorim detyre pas nuk vunë asnjëherë në funksion ujësjellësin e ri që iu premtua banorëve të këtij rrethi. Lidhur me këtë shpërdorim detyre, dy ish punonjësit e ujësjellësit shkaktuan një dëm ekonomik prej 18.5 milionë lekësh (185 mijë dollarë) dhe lanë me ujë të ndotur dy bashki dhe dhjetë komuna. Bëhet fjalë për një investim norvegjez në zonën e Matit, por që nuk u realizua duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me ujë dhe në mirëqenien e banorëve të kësaj zone.