Banorët e Bregut të Lumit, në kushte skandaloze jetese. Asnjë reagim nga organet kopetente

706
Sigal

Bashkia Tiranë prej 2 muaj i ka strehuar tek
ndërmarrja pasi u ka prishur banesat për shkak të rehabilitimit të lumit të
Tiranës.

Banorët e Bregut të Lumit të strehuar në
ndërmarrjen pranë banesave sociale bëjnë apel pushteteve të qeverisjes për t’i
ndihmuar në këto ditë të ftohta. Gripi ka avancaur dhe fëmijët janë me të
prekurit e kësaj gjëndje.

Sot gazetaret e Standard bashkë me aktivistët shkuan
dhe verifikuan që gjendja e banorëve është shumë alarmante.  Temperatuarat
e ulëta, moti i përkeqësuar dhe epidemina e gripit ka prekur shumë prej
familjeve.

Në godinat ku janë vendosur familjet, shiu është
futur brenda në çadrat e banorëve dhe sot janë të alarmuar pasi asnjë nga
institucionet e pushtetit qeverisës nuk ka shkuar për t’i ndihmuar dhe
sistemuar këto familje.

Probleme të mëdha kanë shkaktuar edhe mos-pajisja me
tualete pasi fëmijët janë më të predispozuar ndaj sëmundjeve.

“Kemi 2 muaj që jetojnë në këto kushte. Deri sa do
jetojmë në mjerim. Kemi frikë se fëmijët do na vdesin nga ftohti dhe sëmundjet
-tregon Shkëlqim Cani.

Pas dhënies për riciklim të plehrave kompanisë Eco
Tirana, Bashkia e Tiranës ka nisur gjobëvënien me shuma deri në 5000 lekë për
të gjithë ata persona të cilët shihen duke mbledhur kanace në kazanët e
qytetit.

Këto gjoba knaë ndikuar ndjeshëm tek kryefamiljarët
pasi me atë punë siguronin të ardhurat për ushqim për të gjithë familen.

“Jeta jonë është shumë e vështirë, i bëjmë apel
qeverisë për të na ndihmuar nga vuajtet tona,ne s’kemi vrarë,skemi vjedhur –
shprehet një banore që jeton në çadrat e Bashkisë.

Situata po rëndohet dita ditës dhe institucionet
përgjegjëse nuk po reagojnë lidhur më këtë shqetësim jetik.

Brejdon Xhavara