Banorët e Bashkisë Manëz, në protestë kundër CEZ-it

600
Sigal

Qindra banorë të Bashkisë së Manzës dhe fshatrave përreth kanë bllokuar autostradën Durrës- Tiranë në të dy krahët për gati 15 minuta, katër ditë pasi CEZ ju ka prerë dritat në mënyrë kolektive. Banorët shprehen se kërkojnë rilidhjen e energjisë elektrike dhe në mungesë të saj kanë marrë si masë ekstreme protestën duke bllokuar rrugën. “Jemi 13 mijë banorë të Bashkisë Manëz dhe 7 fshatrave që nga Rrushkulli, Perlati etj., në errësirë të plotë. Të presin dritat atyre që nuk paguajnë! Ky është dënim kolektiv njësoj si në kohën e Komunizmit, kur aplikoheshin internimet me fise dhe me fshatra!”, shprehet një banor.  “Në Manëz, që nga rrjeti elektrik, kabinat transformatorët, shtyllat të gjitha janë ndërtuar me investimet individuale të banorëve. Nuk ka kurrfarë investimesh në 20 vjet, ndërsa faturat na i lënë si fleta gjobash për çdo muaj, janë fatura afrofe nga 50 mijë e 70 mijë muaj për muaj, a thuajse ne punojmë me kondicionerë. Ne si fshatarë punojmë gjithë ditën nëpër ara të mbajë frymën, ndërsa faturat janë shumë të fryra!”, shprehet një tjetër. Banorët shprehen se kanë kërkuar prej katër ditësh lidhjen e energjisë elektrike, por asnjë masë nuk është marrë nga ana e CEZ-it, kompani, e cila ka ndërprerë energjinë për shkak se Bashkia e Manzës dhe fshatrat përreth janë debitorë të energjisë elektrike prej më shumë se 20 vjetësh.

Protesta

Pas grumbullimit që në orët e para të mëngjesit pranë nënstacionit elektrik të Manzës, ku forcat e policisë kanë krijuar një gardh për të mos lejuar futjen e banorëve në këtë objekt të rëndësisë së veçantë, ata i janë drejtuar superstradës Tiranë -Durrës, ku kanë bllokuar kalimin e automjeteve në të dy krahët e saj. Rruga është bllokuar pavarësisht se forca të shumta të policisë gjendeshin në vendngjarje. Protestuesit thanë se në ditët e ardhshme pjesë e protestave do të bëhen edhe gratë e fëmijët

K. H

_____________________________________________________________________________________

NJË VIT PA JUXHIN GUZËN. VRASJA E ISH- VOLEJBOLLISTIT, PA AUTOR

Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të ish- volejbollistit, Juxhin Guza, Federata e Volejbollit sërish e nderoi kontributin e të riut, duke i dhënë Kupës emrin “Juxhin Guza”. Familjarët, të afërmit, miq, shokë, kolegë, u mblodhën në ambientet e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, duke vendosur lule mbi fotot e stampuara në tribunë duke i shoqëruar me lot dhimbjeje për të riun.  Guza u qëllua disa herë me thikë më 13 shtator, në afërsi të shtëpisë së tij, në lagjen 5 të Durrësit. Vrasja e tij ende nuk ka një autor.