Banorët e Astirit ultimatum qeverisë: “Në datën 19 flasim ndryshe”

515
Sigal

Banorët e Astirit përmes një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh.

Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të Astirit.

Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qëndresa e tyre do të përshkallëzohet.

“Sot në orën 18:30 fillon protesta për mbrojtien e banesave. Po i lemë kohë qeverisë të liroje protestuesit tanë të pafajshm deri në datën 18 .

Në datën 19 do flasim ndryshe. Me qytetari nuk merni vesh..”, shkruajnë banorët në faqen e tyre në Facebook.

Mbrëmjen e djeshme mes banorëve të arrestuar ishte dhe ish-deputeti demokrat Kevis Balliu, të cilit iu komunikua arresti në drejtorinë e policisë.