Banorët e Astirit në këmbë drejt Policisë, kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestë

150

Pas shoqërimit në polici të disa nga protestuesit të Unazës së Re ditën e djeshme së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, ditën e sotme banorët kanë nisur marshimin në drejtim të drejtorisë së Policisë të Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.

Ata janë shoqëruar edhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike. E ndodhur me ta Albana Vokshi u shpreh se  “Klevis Balliu, sot është më i vendosur se dje. Të gjithë arrestuarit janë më të fortë dhe më të vendosur se dje. Unë ju falënderoj për rezistencën tuaj, dhe ftoj çdo qytetarë të Shqipërisë që të ngriheni për të rrëzuar këtë qeveri. Provokimi që bëri Rama duke urdhëruar dhunë ndaj grave dhe arrestimin e 4 banorëve, ai ka provokuar edhe Partinë Demokratike. Ne nuk do të heshtim, ne do të protestojmë bashkë me ju”.

Banorët e Astirit protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe.