“Bankers” s’përfill asgjë, do shpojë 11 puse të tjera

586
Kompania “Bankers” vijon të ushtrojë veprimtarinë e vet në Shqipëri edhe pas skandalit të shpërthimit, i cili shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi, blegtori dhe shtëpitë e banorëve të Marinzës. Kompania pavarësisht këtyre dëmeve, ka planifikuar të ushtrojë aktivitetin e saj, duke i shpëtuar paq mos ndëshkushmërisë nga ana e qeverisë shqiptare edhe pas raportit të prokurorisë e cila e shpalli përgjegjëse për këtë katastrofë. Siç duket as ky raport i publikuar dy ditë më parë nga prokuroria e rrethit të Fierit, i cili përcaktonte si fajtore kompaninë për mos përgatitje teknike lidhur me shpërthimet, nuk po pengon vendosmërinë e “Bankers” që të zgjerojë programin e injektimit të polimeritit dhe ujit me konvertimin e katër puseve të planifikuara në tremujorin e dytë. Kjo kompani nuk ka marrë parasysh as protestat e banorëve të cilat kanë vijuar vazhdimisht, që prej shpërthimit të puseve të naftës, ku ata shprehnin shqetësimin për produktet ushqimore dhe blegtorale të cilat i konsiderojnë të pakonsumueshme. Në raportin e veprimtarisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kompania njoftoi se planifikon të shpojë 11 puse horizontalë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, nëntë puse horizontale në fushën e Patos-Marinzës, pikërisht aty ku ndodhi edhe katastrofa mjedisore, një pus horizontal në Kuçovë dhe një pus horizontal për depozitimin e ujit. Të bën përshtypje arroganca e kësaj kompanie që është ortake me pushtetarë të djeshëm dhe me ministrin aktual Damian Gjiknuri. Kompania kanadeze njofton se shumica e konvertimeve të 2015-ës janë planifikuar për gjysmën e dytë të vitit, pas instalimit të pajisjeve.
‘Bankers’ mashtron, asnjë dëmshpërblim për banorët deri më sot
Ka kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi i puseve të naftës në fshatin Marinzë të ë Fierit, shpërthim ky që solli pasoja të mëdha tek banorët e kësaj zone dhe der më sot “Bankers”, pavarësisht protestave të vazhdueshme akoma nuk ka dëmshpërblyer për produktin e saj katastrofal. Eshtë dashur raporti i Prokurorisë të rrethit të Fierit, për të shërbyer si një shtysë që kjo kompani të marrë përsipër dëmet e shaktuara nga vetë ajo dhe të premtojë për herë të dytë se duhet të dëmshpërblejë banorët e prekur nga katastrofa e shkatuara. Prokuroria e Fierit, në bazë të analizave të disa institucioneve, doli në përfundimin se shkaktare kryesore e shpërthimeve në Marinzë ishte “Bankers” dhe për këtë thirri për të dhënë sqarime adriministratori shqiptar i kësaj kompanie, Leonidha Çobo. Pas kësaj kompania, në një deklaratë për shtyp premtoi se do paguajë dëmshpërblimet. Kjo është hera e dytë që kompania ‘Bankers’ premtoi dëmëshpërblimet për dëmet e shkaktuara. Në lidhje me incidentin e çlirimit të dioksidit të karbonit të ndodhur në 1 Prill 2015 gjatë shpimit të një pusi horizontal, ‘Bankers’ është fokusuar në dy objektiva kryesorë: të koordinohet me zyrtarët e komunitetit lokal për të rehabilituar zonat e dëmtuara dhe për të kthyer banorët në jetën e tyre normale përmes punëve rehabilituese dhe kompensimit të çdo dëmi. Kështu thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë ‘Bankers’. Ndërkohë kompania sqaron se ka ndërmarrë një vlerësim teknik të praktikave të shpimit për të garantuar që kjo mos të ndodhë më në të ardhmen. Sipas prokurorisë së Fierit rezultatet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dolën në përfundimin se vlera e matur e acidit sulfurik në zonë (SO2), e tejkalon me 56. 1 % normën e Organizatës Botërore të Shëndetit, ndërsa dioksidi i azotit (NO2) masën 49 % mbi normën e OBSH-së. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë doli në përfundimin se uji i Ujësjellësit të fshatit nuk mund të përdoret për furnizim publik.
Sigal