“Bankers-Soros”, dy ortakët “peshk i madh”, që po shkatërrojnë qendrat e banuara, tokat e bukës, puset dhe rezervat e naftës

556
BERZH kundër “Bankers Petroleum” për shpërthimet e nëndheshme
Në raportin e BERZH mbi aktivitetet e kompanisë “Bankers-Soros”, përmendet fakti që firma kanadeze ka puse nafte, ku uji i përdorur injektohet me presion nën tokë. Në raport citohet: “Mbetjet e ujit janë kryesisht uji i nxjerrë bashkë me naftën dhe i ndarë prej saj. Këto ujëra trajtohen për të pakësuar përmbajtjen e naftës dhe të rërës dhe pastaj transferohen në disa puse të posaçme injektimi në fushë, ku injektohen nën tokë në formacione të përshtatshme”. Kjo teknologji që besohet se përdoret nga firma për të shfrytëzuar nëntokën e fushës së Patos Marinzës, dyshohet se, shkakton tërmete të vazhdueshme në zonë. Ekspertët i referohen një shembulli në Ohajo, ku në një pus injektimi uji dyshohet se shkaktoi mbi 100 tërmete. Rasti është shumë i ngjashëm me Zharrëzën, ku tërmetet po ashtu janë të vogla dhe kanë filluar pasi nisi punën “Bankers-Soros”
WikiLeaks/ Shpërthimet e “Bankers”, shkak për tërmetet dhe masakrën ndaj mjedisit, ujit e shtëpive

1. Më 1 Janar 2008 Bankers Petroleum (“Bankers”) i drejtoi një letër Albpetrol- it duke kërkuar leje që të merrnin përsipër pusin 646, bashkë me puse të tjerë (shiko Shtojcën C). Pusi 646 është pus karbonati brenda fushës së naftës Visoka në “Zonën e Kontratës” së IEC Visoka (siç përshkruhet në Termat e Marrëveshjes, Marrëveshja IEC dhe Licenca IEC) (“Zona e Kontratës IEC”)

2. Në shkelje të plotë të rregullave të MOGU dhe Termave të Marrëveshjes, “Albpetrol” i dha leje Bankers- it që të merrte nën kontroll pusin 646 duke ditur shumë mirë që pusi 646 ishte brenda Zonës së Kontratës IEC. Ne kuptojmë që kjo leje u dha brenda të njëjtës javë që Bankers bëri kërkesën. 

3. Kemi mësuar se Bankers nuk filloi të injektonte ujë në pusin 646 deri pas Maj 2009. Në vend të kësaj për 17 muaj ata pompuan ilegalisht rreth 2,600 tonë (6.286 barela për ton) naftë nga pusi 646.

4. Në Qershor të 2009, subsekuentë me ekzekutimin e Marrëveshjes IEC dhe Licencës IEC, Bankers filloi të injektonte ujë nga fusha e tyre në pusin 646, një sasi prej rreth 20 cisterna në ditë duke transportuar 20 tonë për ngarkesë sipas dëshmitarëve okularë në fushë. 
Sigal