Bankers Petrolium gjobitet me 5 mln lekë për ndotjen e ujërave

548
Sigal

Kompania kanadeze e nxjerrjes së naftës “Bankers Petrolium” është gjobitur me 5 milionë lekë të rinj, ndërsa do i duhet të pezullojë përfundimit shkarkimin e mbetjeve hidrokarbure që shkaktonin ndotjen e ujërave. Masa administrative ndaj kompanisë është ndërmarrë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, pas inspektimit në zonën naftëmbajtëse Patoz-Marinë. Kjo është gjoba e tretë për shkeljet e Bankers Petrolium, që nga nëntori i vitit 2013 nga institucionet shtetërore.

Gjoba 3,2 mln lekë për abuzimin me tokat e fermerëve
Vetëm muajin e kaluar, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarkun e Fierit ndëshkoi me gjobën 3.2 mln lekë të reja, kompaninë e hidrokarbureve Bankers Petroleum për shitjen dhe dhënien me qira të tokës me disa fermerë të komunave Zharrëz dhe Kuman. Nga ana e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave ky veprim është konsideruar i jashtëligjshëm, pasi fermerët nuk kanë vënë në dijeni institucionet vendore për lidhjen e këtyre marrëveshjeve.
Gjoba 700 mijë dollarë nga shkeljet në akcizë
Ka qenë nëntor i vitit 2013 kur Drejtoria e Doganave ka gjobitur me afro 700 mijë dollarë kompaninë Bankers Petroleum nga shkelet e konstatura në fushën e akcizës. Nafta e pretenduar se përdoret për nevojat e saj në puset e kompanisë, e cila është e përjashtuar nga akciza, është konsumuar në sasi më më të mëdha se nevojat. Sipas strukturave të Departamentit të Akcizës në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti “Bankers Petroleum Albania LTD” konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme, nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës. Doganat kanë konsutauar se “Bankers Petroleum Albania LTD” me këtë veprim që klasifikohet si kundërvajtje administrative ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë.