BANKERS PETROLEUM mbyll marrëveshjen e transaksionit me Geo Jade

149

Gazeta Telegraf/

 

Bankers Petroleum Ltd ka
kënaqësinë të njoftojë, duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes
të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation.

Në bazë të marrëveshjes,
kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers,
nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

 

Pritet që
për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e
Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e
Londrës në ditët në vijim.

 

Aksionerët përfitues, të
cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë
investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë
pune, pas mbylljes së marrëveshjes.