Banka padit Kastriot Ismailaj: 14.500 € nga kartat

633
TIRANË- Pas problemeve me drejtësinë për pastrim parash dhe aferën e borxheve të kompanisë CEZ, administrator i DIA-s Kastriot Ismailaj është paditur në gjykatën për mos shlyerje të kredisë ndaj një banke të nivelit të dytë.
Sipas vendimit të gjykatës është lëshuar urdhër-ekzekutimi për kthimin e shumës që Ismailaj i detyrohet bankës, në vlerën e 14.500 euro për një kontratë kartë krediti.
Kastritot Ismailaj rezulton të ketë lidhur dy kontrata për përdorimin e kartave të kreditit në vitin 2008 me bankën dhe sipas kërkesës së bankës deri më 6 tetor të 2015 ai ka lënë pa shlyer këstet e kredisë dhe interesat.
Aktualisht Ismailaj qëndron në burg ku po përballet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit kërkon konfiskimin e pasurisë së tij, pasuri e cila arrin në vlerën e 5 milion eurove. 


Sigal