Banesat sociale, kredi vetëm për ata që plotësojnë kriteret

811
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota: Ja lista e fituesve

Familjarët në nevojë në qytetin e Librazhdit janë të konsiderueshëm në numër, por vetëm 47 prej tyre kanë aplikuar për të përfituar banesa sociale me kredi të butë në bashki, ku fitues janë shpallur vetë 22 familje. Është kryetari i Bashkisë së Librazhdit, z.Shefki Çota, i cili në një intervistë për gazetën “Telegraf”, ka sqaruar se, kredi kanë përfituar vetëm ato që plotësojnë kriteret. Ndër të tjera z. Çota ka theksuar edhe faktin sesi duhet të procedohet pasi plotësohet i gjithë dokumentacioni.

Zoti Çota, sa është numri i të pastrehëve në qytetin e Librazhdit që kanë aplikuar në bashki për përfitim të kredisë së butë?

Janë afërsisht 47 aplikantë që kanë aplikuar në bashkinë tonë për banesa me kredi të butë dhe me kosto të ulët. Deri tani janë shqyrtuar 27 raste dhe kanë përfituar 22 familje, të cilat i plotësojnë të gjitha kriteret sipas ligjit. Ndër kohë që për t’u shqyrtuar janë dhe 20 familje të tjera si aplikantë.

Cilat janë kriteret për të aplikuar për banesa sociale?

Kriteri bazë dhe i domosdoshëm është ai i të ardhurave ekonomike, i të ardhurave mujore për frymë, i cili ka një dysheme me 85 mijë lekë të reja dhe një tavan me 15 mijë lek të reja. Aplikantët nuk duhet të posedojnë pronë dhe nuk duhet të ketë përfituar nga ligji 7501. Personi aplikant nuk duhet të ketë përfituar nga ligji i legalizimeve.

Llojet e kredisë cilat janë?

Kreditë janë në tri nivele për familjet me 3 persona 240 mijë lekë të reja, për familjet me 4 persona tre milionë lekë të reja dhe më shumë se kaq persona 360 mijë lekë të reja.

Të cilës kategori janë më shumë aplikantët?

Janë të kategorive të ndryshme si gra me fëmijë ka dhe familje që janë shumë të varfra ka dhe nga komuniteti egjiptian ka shumë që presin për të përfituar kredi.

Si procedohet për aplikimin e kredisë së butë për strehim?

Pasi plotësohet i gjithë dokumentacioni i duhur  një herë në muaj, ne kalojmë listën me emrat e aplikantëve në Këshillin Bashkiak dhe ai i shqyrton vetëm në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj dhe miraton listën e fituesve. Më pas është komisioni i strehimit në bashki që vendos edhe sistemin e pikëzimit për personat që përfitojnë nga kredia.

Korrespondentja e Elbasanit

LISTA E EMRAVE QË PËRFITOJNË KREDI TË BUTA PËR STREHIM NË LIBRAZHD

1.Habil Biçaku

2. Mentor Blloshmi

3. Bujar Koçi

4. Arben Dine

5. Ilir Haskurti

6. Ahmet Belba

7. Fatmir dashi

8. Bashkim Façe

9. Mimoza Cuculi

10. Imir Qoshi

11. Shpëtim Bahiti

12. Andon Stërmugu

13. Idajet Karaj

14.  Lulzim Vreto

15. Kiço Stajoni

16. Manushaqe Hoxha

17. Kujtim Çota

18. Adelina Zharri

19. Besnik Gula

20. Erion Hasa

21. Erjon Alla

22. Pëllumbesha Bala