Banditët e kryetarit të Komunës të Ksamilit prishin me dhunë një lokal

731
Sigal

Pa asnjë shkas policia shkakton raprezalje mbi turistë, punojës dhe drejtues të një lokali në Ksamil

Ndodhi edhe kjo. Kryetari i komunës të Ksamilit, për të nxjerrë inate personale, përdor fuqinë dhe shpërdoron detyrën. Kështu, kryetari i Komunës të Ksamilit, merr policinë dhe urdhëron ata që të bastisin lokalin “Lion Park 2”  në Ksamil, pa patur asnjë shkresë dhe pa dhënë asnjë shpjegim.

Policia në Ksamil ka ndërhyrë me forcë në lokalin ‘Lion Park 2’, duke shoqëruar në komisariat personelin e lokalit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se forcat e policisë kanë bastisur lokalin rreth orës18:00, kur ai ishte i mbushur me turistë të shumtë dhe kanë shoqëruar pa asnjë shpjegim në komisariat të gjithë kamarierët dhe menaxherët e lokalit.

Pronari i lokalit, Lulëzim Sallaku deklaroi  se lokali është hapur përpara katër ditësh dhe disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me ligjin. Por sipas tij, policia nuk ka kërkuar të verifikojë asnjë dokument, por ka bastisur lokalin pa dhënë shpjegime. “Policia nuk kërkoi asnjë dokument, hyri brutalisht. Dhunimi i lokalit dhe stafit u bë nga forcat e rendit, të cilat shoqëroheshin nga kreu i komunës. Dhuna e policisë,  është e pa pajtueshme, kaloi në reprezalje”,- deklaroi Sallaku. Dhuna e ushtruar nga banditët policë është e pabazuar në asnjë ligj, pasi edhe vetë policia nuk mund të bëhet vegël qorre e kujdo urdhëri të një kryetari komune. Përveç përgjegjësisë ligjore të Kryetarit të Komunës të Ksamilit, për shpërdorim të detyrën, për përdorim të dhunës në mjedise publike ndaj qytetarëve pa asnjë shkas, edhe drejtuesit e policisë të rajonit të Sarandës kanë, gjithashtu, po kaq përgjegjësi ligjore, sepse u binden qorrazi, ose më keq, bashkëpunojnë me banditët drejtues të pushtetit lokal, në dëm të interesave të qytetarëve, duke ushtruar dhunë ndaj tyre dhe duke i terrorizuar. Kryetari i Komunës të Ksamilit, së pari duhet të provojë me dokumentacion, mbi çfarë baze ligjore urdhëroi bastisjen e lokalit, dhe mbi çtë drejta ligjore policët terrorizuar qytetarët dhe punonjësit e lokalit, duke i marrë me zorr, deri aty sa policia shkaktoi raprezalje mbi qytetarët. Për më keq, kjo dhunë dhe raprezalje e banditëve policë të kryetarit të komunës të Ksamilit bëhet edhe para syve të turistëvevendasdhe të huaj, duke prishur imazhin e mirë të turizmit shqiptar. Ndaj, së pari organet e prokurorisë, menjëherë duhet të hetojnë mbi vetë kryetarin e Komunës së Ksamilit, për dhunën pa shkak që ushtroni ndaj turistëve e punëtorëve të lokalit, por edhe ndaj drejtuesve të policisë së shtetit të rajonit të Sarandës, që zbatojnë qorrazi, apo me qëllim korruptues urdhërat e një kryetari Komune, të pabazuar në ligj. Prokuroria duhet të hetojë përse drejtuesit e policisë të rajonit të Sarandës iu bindën qorrazi urdhërit të një kryetari të komunës? Mos vallë drejtuesit e policisë kanë interesa korruptive me vetë kryetarin e Komunës të Ksamilit, derisa bëhen kamzhik i tij të raprezaljeve ndaj qytetarëve? Sepse është e pabesueshme, që drejtuesit e policisë së shtetit të Sarandës  të jetë kaq naivë, sa të shkaktojë dhunë ndaj qytetarëev, pa u bindur në drejtësinë e një urdhëri të dhënë të kujdo drejtuesi të pushtetit lokal. Ngjarja e djeshme është tregues edhe sesi abuzohet pushteti nga ata drejtues të pushtetit lokal, sikurse veproi kryetari i Komunës të Ksamilit, në dëm të interesave të qytetarëve.