Sigal

Ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa nga forcat RENEA ka depërtuar edhe në futbollin shqiptar. Në ndeshje me Partizanit dhe Skënderbeut, e cila u zhvillua të hënën në mbrëmje në “Selman Stërmasi” u hap një banderolë nga tifozët e ‘Kuq’.

Në këtë banderolë, tifozët e Partizanit kanë shkruar: “Një grek më pak, një bastard më pak!” Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë dhe qytetarët e vendit fqinj i janë kundërvënë shqiptarëve dhe i cilësojnë këto të fundit si vrasës, të cilët meritojnë të digjen e të shfarosen.

Por nga kjo skenë raciste është distancuar tifogrupi i Partizanit “Ultras Guerrils”, ata kanë reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruajnë: The show must go on ! *Sqarojmë së tifozeria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parulla raciste të shfaqura nga individë në stadium. Nuk i mbështesim parulla të tilla që na barazojnë me nivelin e një ekstremisti. Nuk mund të identifikojë veprimi i disa individëve, një tifozeri të tërë! I bëjmë thirrje mediave të promovojnë koreografitë dhe elementet pozitive e mos të instrumentalizojnë parulla të tilla që nuk përfaqësojnë qëndrimin e tifozerisë së kuqe.