Banda shqiptare - “Shpërndarësit e picave” shisnin kokainë, porositë me call center

Policia italiane e provincës së Romës ka ekzekutuar gjatë mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh e përbërë nga 5 shtetas shqiptarë nga mosha 22 deri në 50 vjeç.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar sesi me anë të një call center të vërtetë ata trafikonin kokainë shtëpi më shtëpi të maskuar si shpërndarës picash.

Çdo anëtar i kësaj organizate kishte territorin e tij të trafikimit. Ata shpërndanin drogën në bazë të kërkesave telefonike që mbërrinin në “operatorin e call centerit” të ngritur në një apartament të tyre në zonën Riano të Romës.

Të maskuar si shpërndarës picash e me automjetet e tyre të modifikuar për fshehjen e kokainës, 5 shqiptarët e arrestuar shpërndanin dozat e kokainës të fshehura në kartone picash.

Hetimet e autoriteteve italianë kanë identifikuar numrin e lartë të kërkesave për drogë e ardhur kryesisht nga zona Veriore e qytetit të Romës.

Gjatë operacionit në banesën e të fejuarës së njërit prej shqiptarëve janë sekuestruar dhe 24 mijë euro cash dhe 870 gramë kokainë.